WhatsApp me rregulla të reja të privatësisë

Në WhatsApp pa lejen tonë askush nuk do të përpiqet të na futë në çdo lloj grupesh që kanë krijuar.

Sipas WABetaInfo, një faqe e dedikuar për karakteristikat më të fundit të WhatsApp-it, funksioni do t’u lejojë përdoruesve të zgjedhin nëse duan të bëhen pjesë e këtyre grupeve.

Deri më tani, njerëzit mund të shtohen në grupet e WhatsApp-it pa lejen e tyre. Ky funksion do t’i ndihmojë përdoruesit të sigurojnë parametrat e tyre të privatësisë.
Sipas WABetaInfo, do të ketë tre opsione të ndryshme në parametrat e privatësisë:
Askush: Kur përdoruesi gjithmonë merr një ftesë kur dikush dëshiron ta shtojë atë në një grup. Përdoruesi nuk mund të shtohet automatikisht në një grup.

Kontaktet e mia: Kur përdoruesi mund të shtohet në një grup nga njerëzit e kontakteve të tij. Përdoruesi do të marrë një ftesë për t’u bashkuar në një grup nëse personi që e fton nuk është në listën e tij të kontakteve.
Gjithkush: Përdoruesi mund të shtohet në një grup pa leje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme