Në BDI ka 30 funksionarë milionerë

Daut Shasivari, ish ushtar i UÇK-së ka akuzuar se në radhët e partisë në pushtet BDI ka 30 funksionarë që kanë pasuri shumëmilionëshe. Ai këtë e ka bërë përmes një denoncimi publik, duke thënë se ushtarët dhe kontribuesit e vërtetë të luftës së 2001 kanë ngelur në rrugë dhe në kushte mjerimi.

Ja akuza e ish-ushtarit të UÇK-së:

I nderuari Ali Ahmeti po ndaj kohë për të të shkruar një letër të hapur drejtuar ty si Komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku në 2001 isha ushtarë i UÇK–së, nën komandën tuaj.

Në vitin 2001 unë dhe shumë shokë ju bashkangjitëm Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në atë kohë dëgjonim një emër i cili do të jetë përfaqsues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, komandant Ali Ahmeti?

Mu dha rasti nga një lartësi diku reth 10 metra të të shihja një herë në malet e Sharrit, kur i’u pashë me amblemën e UÇK- së, u ndjeva shumë krenarë edhe pse si figurë nuk të njihja por shumë shokët e luftës së 2001 më thonin se Ali Ahmeti, është një person me shumë ideale për çështjen kombëtare të shqiptarëve.

I nderuari Ali Ahmeti, në vitin 2001 dëgjoja brohoritje dhe parulla të fëmijëve nëpër rrugët ku kishte Shqiptarë “UÇK ALI AHMETI – UÇK ALI AHMETI – UÇK ALI AHMETI” gëzim shumë i madh për mua dhe gjithë shqiptarët, sot po dëgjoj brohoritje dhe parulla të kundërta “ALI AHMETI TRADHTAR – ALI AHMETI TRADHTAR – ALI AHMETI TRADHTAR”, pyes veten a thua janë të vërteta këta brohoritje?!

Gati 14 vite që kur është ndal konflikti i armatosur ndërmjet UÇK–së dhe forcave sllavo Maqedonase dëgjoj çdo të dytin ushtarë të UÇK–së që flet keq për ju! Tashmë e freskëta është se çdo i dyti simpatizues i BDI–së flet keq për ju!

A thua vallë jeni ju Ali Ahmeti i vitit 2001 apo keni ndryshuar?! Më ngelet që edhe unë të parashtroj disa pyetje për ju…edhe pse gjithë këta pyetje para meje t’i kanë parashtruar shumë shqiptar, gazetarë, analista dhe nuk kanë marrë përgjigje, në qoftë se këta pyetje nuk kanë përgjigje ngelet që brohoritjet e fëmijëve janë të vërteta, zërat e çdo të dytit ushtarë të UÇK–së që flet keq për ju të jenë të vërteta, si dhe çdo i dyti simpatizues i BDI –së që flet keq për ju, të jenë të vërteta?!

U DREJTOHEM ME DISA PYETJE JUVE ALI AHMETI:

1. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zyrtarizuat gjuhën shqipe?
2. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zyrtarizuat flamurin kombëtar shqiptar, por e zvogëluat krahas flamurit të sllavëve?
3. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e bëni regjistrimin e popullatës në I.R.J.M?
4. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse tu dasht që të themelosh një parti politike aq të korruptuar siç është BDI-ja?
5. I nderuari Ali Ahmeti 14, vite në pushtet pse nuk ditët të ndani ribalancin e buxhetit të shtetit?
6. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse e themelove BDI-në dhe i largove shokët tuaj, largove djemtë më të mirë që të dhanë një përkrahje në vitin 2001?
7. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse kur e themelove BDI-në, i afrove dhe favorizove 70% njerëzit të cilët ishin bashkëpunëtor të ‘shkavit’?
8. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk insistoni që të ndalni korrupsionin në partinë të cilën e udhëheqni ju, BDI-në?
9. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin e Sopotit?
10. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin e Brodecit?
11. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin e Harun Aliut me shokët?
12. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin Monstra?
13. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin e Kumanovës?
14. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse dhe kush e dogji lagjen e Trimave në Kumanovë?
15. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zbardhni rastin e komandant ‘Shqiponjës’?
16. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e ndaluat Shkupin 2014?
17. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse dashtët që të ndryshoni stemën e IRJM-së?
18. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e ndaloni helmimin e Pollogut ku mbi 80% e popullatës janë shqiptar?
19. I nderuari ALI AHMETI, 14 vite në Pushtet pse nuk është kryetari i kuvendit të IRJM- së, shqiptar?
20. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk i ndaloni rahjet e shqiptarëvenë Shkup e më gjërë?
21. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk i ndaloni djegiet e lokaleve shqiptare në Shkup e më gjërë?
22. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse burgosen shumë ushtarë të UÇK-së?
23. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zgjodhët statusin e invalidëve të ish ushtarëve të UÇK-së?
24. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk e zgjodhët statusin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së?
25. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse fëmijët e shqiptarëve ende diskriminohen nga drejtorët sllav?
26. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse në partin tuaj BDI, numërohen mbi 30 funksionar milionera dhe pse nuk i ndaloni ata?
27. I nderuari Ali Ahmeti,14 vite në pushtet pse e varfëruat popullin shqiptar?
28. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse e diskriminoni populli shqiptar të IRJM-së?
29. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse nuk jeni të mirpritur nga qytetarët e Kumanovës?
30. I nderuari Ali Ahmeti, 14 vite në pushtet pse disa nga anëtarët më të ngushtë u shkëputën nga BDI-ja dhe u formua Partia e re Politike UNITETI në krye me Gjeneralin Gëzim Ostrenin?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme