“Në fokus kualifikimi i efektivëve me standardet e BE-së”/ Gledis Nano takim me Zv/Drejtorin e Policisë Italiane!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi një takim me Delegacionin e Lartë të Policisë së shtetit të Italisë, të kryesuar nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të Italisë, Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Prefekti Vittorio Rizzi.

Nano, gjatë takimit vuri në dukje rëndësinë e këtij takimi, në kuadër të reformimit të procesit arsimor dhe të kualifikimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, në mënyrë që standardet e policimit në vendin tonë të jenë në nivel të njëjtë me ato të vendeve të BE-së.

Nano falënderoi palën italiane, për gjithë bashkëpunimin e ofruar Policisë së Shtetit dhe për gatishmërinë për të konkretizuar në mënyrë të menjëhershme, iniciativat e ndërmarra në kuadër të Tryezës Teknike të zhvilluar ndërmjet drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve.

Ai siguroi prefektin Rizzi për rritjen e bashkëpunimit në kuadrin e shkollimit dhe të trajnimeve me institucionet homologe arsimore policore të vendeve të Europës perëndimore dhe të atyre të Italisë në veçanti.

Prefekti Vittorio Rizzi shprehu gatishmërinë e Policisë italiane për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në drejtim të formimit policor dhe jo vetëm.

Gjatë takimit, drejtoresha e Institutit të Lartë të Policisë Annamaria Di Paolo, Drejtoresha e Inspektoratit të Shkollës së Policisë së Shtetit të Italisë Tiziana Terribile, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Ilirjan Mandro dhe drejtues të tjerë të lartë të strukturave policore, diskutuan  për  fushat dhe drejtimet e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet palëve, në interes të krijimit të një sistemi formimi sa më efikas të Policisë së Shtetit dhe të formimit sa më profesional të punonjësve të Policisë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme