Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Gjakovë nën dyshimin të kenë kryer veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion dhe marrje me prostitucion.
Arrestimi i N. A. (1976), femër,
A. D. (1997) femër,
T. P. (1974) mashkull dhe
A. Th. (1979), mashkull, ka ndodhur të mërkurën, ndërsa me këtë rast janë sekuestruar
1 telefon Iphone 4,
1 telefon Nokia model RM-1133 dhe
550 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë, derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.