Në kushte të jashtëzakonshme nis shqyrtimi i votave të dyshimta të ardhura nga Serbia

Zyrtarë të KQZ-së dhe ekspertë të forenzikës pas 10 ditësh kanë hapur dyert e sallës në Ministrinë e Infrastrukturës ku janë të vendosura zarfet me fletëvotime të ardhura nga Serbia. Ajo që bie në sy është se zyrtarët e KQZ-së dhe ekspertë të forenzikës kanë marrë masa mbrojtëse.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për nisjen e shqyrtimit të votave të ardhura nga Serbia.

Sipas tij ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon.

“Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon. Pra, që ta dimë nëse fletëvotimi i dërguar është nga një votues i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit. Pasi të bëhet ky vlerësim, do ta dimë saktë se sa është numri i fletëvotimeve të aprovuara apo të refuzuara. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen. Për këtë proces ne jemi në kontakt dhe bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë. Pra, edhe në pajisje logjistike”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

Kujtojmë se 26 persona që për detyrë kishin numërimin e zarfeve ishin helmuar dhe ishin paraqitur në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fehmi Agani” dhe disa prej tyre më pas në QKUK në Prishtinë, pasi kishin pësuar alergji. /Reporteri.net/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme