Në Tetovë deri ora 10 kanë votuar 4.64% e qytetarëve

KKZ Tetovë sot para Komunës së Tetovës ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me procesin zgjedhor, përcjell gazetari i Telegrafit Maqedon në Tetovë.

‘Gjithsej në Komunën e Tetovës ka 117 vendvotime, që i bie 79.295 votues. Të gjitha vendovotimet janë hapur në kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem. Deri në ora 10, dalja e qytetarëve është 3.679 apo 4.64%. Presim që gjatë ditës të ketë dalje masovike të qytetarëve në votime dhe urojmë që të përfundojnë ashtu siç duhet deri në fund’, tha Nazmi Dauti, anëtar i KKZ-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme