Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka ftuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për takim në SHBA sa më shpejt që të jetë e mundur.
Trump është duke kërkuar të mbledhë aleatë ndërkombëtarë, pas fitores në zgjedhjet presidenciale të martën në SHBA, të cilën pak njerëz e kishin parashikuar, transmeton Express.
Zyra e kryeministrit të Izraelit ka thënë se dy liderët kanë folur përmes telefonit pak pas fitores tronditëse të Trump.
“Kryeministri Netanyahu e uroi presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump, për fitoren dhe i tregoi se SHBA-ja nuk ka aleatë më të mirë se Izraelin,” thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit izraelit.
“Presidenti i sapo zgjedhur Trump e ka ftuar në takim në SHBA kryeministrin Netanyahu sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhet në komunikatë