Nga e hëna në SHBA do të qëndrojë edhe Kadri Veseli, pritet takim me CIA-n

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pritet të realizojë një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara, e cila fillon të hënën, më 26 nëntor.

Ai, siç mësohet, do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pentagon, Kongres, e ndoshta edhe në CIA

Vizita e Veselit bëhet në të njëjtën kohë kur në Amerikë shkon edhe presidenti Hashim Thaçi. Megjithatë, merret vesh se këta të dy nuk do të jenë bashkë, në takimet që realizohen në Uashington.

Klani raportoi një ditë më parë se i pari i shtetit do të qëndrojë në Amerikë, 4 ditë, duke nisur nga e hëna. Ai është paraparë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, State Departament, Pentagon dhe Kongres.

Qëllimi i këtyre vizitave është e ardhmja e Kosovës dhe fati i dialogut me Serbinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme