Policia jep urdhër për gjendje gatishmërie, paralajmërime për tensione

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka dhënë urdhër për të gjithë pjesëtarët e saj që të jenë në gjendje gatishmërie.


Ky urdhër nga Policia e Kosovës vjen pas situatës së fundit të krijuar në vend.

Vendimi i Policisë vjen pas informatave se në Mitrovicën e veriut mund të ketë tensione. Kjo vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës dhe FSK kanë hedhur poshtë lajmet e mediave serbe se ata janë drejtuar për në veri të vendit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjē informacion në lidhje më këtë, por sipas burimeve të Metros, Njësisë Speciale të Kosovës i është dhënë urdhëri për gjendje gatishmërie tani.

Kujtojmë se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic, pak më parë ka informuar se qytetarët serbë në Kosovë do të mbajnë një protestë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme