Nga lufta, deri tek tradhtia dhe hajnia e “komandantëve” që luftuan larg fronteve e afër tenderëve!

Adnan Azizi

Për këto 5 miliardë euro që po flitet se partitë në pushtet i kanë nxjerrë jashtë shtetit, derisa ka zgjatur kriza e thellë politike në Maqedoni, shqiptarët pyesin publikisht se a është respektuar 20% edhe në këtë rast nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi? Nga këto 5 miliardë, shqiptarëve, përkatësisht Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit, e të krerëve të tjerë në BDI, do duhej t’u takonin 1 miliardë e 250 milionë euro, por ashtu siç spekulohet në qarqe të ndryshme partneri i tyre antishqiptarë dhe kriminel ju ka bërë padrejtësi duke u ndarë vetëm 320 milionë euro, edhe atë 120 milionë për Ali Ahmetin dhe 200 milionë për Musa Xhaferri, duke i diskriminuar në baza etnike? Mashtrimi që i është bërë Aliut duket i zakonshëm, por me Musën çfarë patën, a nuk ishte ai “me shkja se shkjau” siç tha vetë? A është kjo arsyeja, pse VMRO dhe BDI nuk u morrën vesht për PSP, që mos të hetohet ky rast dhe parimi i drejtësisë të mos funksionojnë as në hajni? Opinioni shqiptar kërkon përgjigje.
A janë këto para të taksapaguesve shqiptarë?
A janë këto para arsyeja që shkatërruan biznesin shqiptar?
A janë këto para që duhej të destinoheshin dhe shfrytëzoheshin për investime në vendbanimet shqiptare dhe hapjen dhe funksionimin e zonave industriale? Pse dhe si këto para përfunduan në llogari të politikanëve jashtë vendit?
A nuk ishin keqpërdoruesit e këtyre parave ato që shqiptarëve ju premtuan liri dhe barazi?
A mos vallë dehja për pushtet (rakia e ftoit) lirinë dhe barazinë e keni zëvëndësuar me vjedhje dhe hajni?
Siç duket, krismat e para të 14 marsit të vitit 2001, në Kalanë e Tetovës që nga ushtarët e devotshëm dhe populli i përvuajtur u kuptuan si liri, disa nga udhëheqësit e UÇK-së së atëhershme që janë në BDI-në e tashme, në vitin 2017, pa dyshimin më të vogël i kanë tjetërsuar dhe shndërruar në krisma të luftës për vjedhje e hajni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme