Nga mbyllja e basteve tek çeku i bebeve, ja vendimet që hyjnë sot në fuqi në Shqipëri

Nga sot hyjnë në fuqi disa vendime të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë.

Një nga ato është mbyllja e pikave të basteve dhe kazinove. Dy ditë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha që çdo pikë basti apo kazino do të konsiderohet si një parcelë kanabis.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është ai i përgjysmimit të tarifave për studentëve. Ky vendim erdhi pas protestave studentore. Nga sot, ata do të paguajnë një tarifë të përgjysmuar në Universitete.

Po ashtu, disa vendime të tjera lidhen me biznesin. Sipërmarrjet me xhiro vjetore nga 8 mln lekë në 14 mln lekë do të paguajnë 3 herë taksa mbi fitimin.

Një vendim i rëndësishëm është për fermerët, ku taksa 20% për imputet bujqësore do të bëhet zero.

Vendimi tjetër i rëndësishëm është çeku i bebeve. Qeveria do të paguajë 400 mijë lekë për beben e parë, 800 për të dytin dhe 1 mln e 200 mijë lekë të vjetra për fëmijën e tretë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme