Nikoliq: Serbia nuk do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Sa më shumë që po i afrohet skadimi i mandatit si kryetar i Serbisë, aq më e ashpër po bëhet retorika e Tomislav Nikoliqit kundër Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai sot, siç njofton agjencia serbe e lajmeve beta, ka thënë se “qëndrimi i Serbisë është i qartë, ajo nuk i takon Bashkimit Europian dhe nëse është kusht marrëveshja me Kosovën, Serbia nuk do ta pranojë këtë kusht”.

Tomislav Nikoliqi nuk ka treguar se për cilën marrëveshje bëhet fjalë. Me gjasë ai ka menduar për marrëveshjen detyruese Kosovë – Serbi në fund të negociatave të cilën e kërkon Gjermania si garanci për normalizimin e marrëdhënieve për anëtarësim të Serbisë në BE.

Kryetari serb bëhet të ketë harruar se Kosova e Serbia deri më tash kanë arritur disa marrëveshje, që pavarësisht në dëm ose në të mirë të kujt janë, janë parafuar nga përfaqësues të Beogradit e të Prishtinës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme