Nimic sot takon krerët shtetërorë dhe politikë

Ndërmjetësi i KB-së, në kontestin për emrin Methju Nimic pas vizitës në Athinë, sot në Shkup do të ketë ketë takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe me kryetarin BDI-së Ali Ahmeti dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.

Deklaratë zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup, ndërmjetësi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai në vend erdhi dje dhe pas arritjes shkurt porositi se “pas Athinës pret bisedime të mira edhe në Shkup”.

“Kishim takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. I gëzohem takimeve me Qeverinë dhe liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së Methju Nimic pas arritjes në Shkup, transmeton Medial.mk.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, Nimic deklaroi se ekziston momenti dhe se ka ardhur koha për marrje të vendimeve. Në takim ata të dy kanë biseduar për idetë të cilat ndërmjetësuesi i dorëzoi para dy javësh, i ka dëgjuar pozicionet e qeverisë dhe vlerësoi se Qeveria greke është e sinqertë dhe aktive në zgjidhjen e problemit. Ai nuk deshi t’i zbulojë idetë dhe propozimet e tij, duke thënë se nuk është ide e mirë të komentojë çka ka propozuar. Theksoi se në media kanë rrjedhë disa nga idetë, por theksoi se publikisht tash për tash nuk mund të flasë për atë.

Edhe nga Qeveria e Maqedonisë, siç theksoi dje, zëdhënësi i tij Mile Boshnjakovski, konsiderojnë se tani është koha e vërtetë të gjendet zgjidhje dhe se ekziston vullnet poliktik dhe ndërtim i marrëdhënieve me Greqinë, të cilët janë nga një nivel më lartë nga që ka qenë deri në vitet e kaluara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme