Një i vdekur nga gripi i derrit në Shqipëri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një 48 vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar sot jetë në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë virusi AH1N1, i njohur gjerësisht si gripi i derrit që i ka marrë jetën këtij pacienti.

48 vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte shtruar në spital që prej ditës së mërkurë.

Sipas Ora News në “Sanatorium” gjenden gjithashtu edhe dy pacientë të tjerë të prekur nga gripi i derrit, të cilët besohet të jenë infektuar pasi kanë shoqëruar aty 48-vjeçarin që ndërroi jetë.

Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme