Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Uglarë të Fushë Kosovës, një person ka rënë nga kati i pestë një ndërtese gjersa ishte duke punuar.
Si pasojë e këtij rasti viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar.