Mëlçia luan rol thelbësor në procesin e metabolizmit. Përmes saj kalojnë të gjitha substancat që hyjnë në trup, mes tyre edhe toksinat dhe ilaçet. Për të pasur një shëndet të mirë është e domosdoshme të ndjekim një mënyrë korrekte ushqyerjeje, me bazë frutat dhe perimet, të cilat janë thelbësore për dezintoksikimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e proceseve të tij të brendshme.
Po cilat janë disa prej bimëve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet?
Hithrat: janë bimë me veti të shumta shëruese dhe përdoren për inkurajimin e organizmit në përgjithësi. Mu për këtë arsye, gjendet në përbërësit për çaj, për shërimin e problemeve në lukth dhe në mëlçi, ndërsa që shtohet edhe në përzierjet e çajit për pastrim pranveror dhe vjeshtor të organizmit. Hithrat përmbajnë hekur dhe vitaminë C, dhe enzimat që ndikojnë në shtimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe se mund të përdoret në luftën kundër anemisë.
Shpargujt: Kjo perime pranverore përmban sasi të madhe me kalium dhe aminoacide, e pasi përmban pak natrium shihet si një diuretik. Shpargujt janë burim i mirë për nutriente që ndikojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Pos vitaminës C, përmban edhe zink dhe selen, e kjo i shndërron shpargujt e egër në pastrues të mëlçisë. Ngjyrën e gjelbër ia kanë borxh klorofilit, që ndryshe njihet edhe si pastrues i mëlçisë.
Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutation, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë aparatin kardiorespirator.