Nuk mbulohet turpi politik me dekorata

Autor: Xhevdet Pozhari

Në Maqedoni sot erdhi Presidenti i Kosovës, i shtetit  ku ëndërrimtarin e ri të burgosur, e kthejnë në shtëpi të vdekur! Ardhja e tij në Maqedoni kishte qëllime të ‘larta kombëtare e atdhetare’: të dekorojë  të merituar për afirminin e vlerave shqiptare, ku nuk munguan as funksionarë dhe aktivistë të BDI-së e të PDSH-së!

Vlerësuar për nga koha kur bëhet ky dekorim dhe i disa emrave të dekoruarve, del se Presidenti Hashim Thaci i mbanë për ‘leshko’ shqiptarët e Maqedonisë dhe beson se ata nuk e kuptojmë se cili është qëllimi i ndarjes së dekoratave të tij në mes të fushatës parazgjedhore?!

Hashim Thaçi tenton ta përbuzë inteëlegjencën kolektive të shqiptarëve të Maqedonisë, nëse beson se ata nuk e dinë se disa të merituar që ka dekoruar ai, sherbejnë vetëm sa për ta mbuluar kryesoren që tenton ta arrijë – t’i ndihmojë shokët e vetë të LPK-së që të mos i humbin zgjedhjen parlamentare dhe të përballen me vdekjen politike.

Si do qoftë, Presidenti i Kosovës mund ta konsiderojë si vlerë të veçantë edhe Musa Xhaferin dhe mund t’i vlerësojë gjërat ashtu siç ia thotë rradakja,  por është dashur ndonjë nga këshilltarët e tij t’i tregojë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë më ata të dikurshmit, që ‘kalleshin’ me parulla gënjeshtare dhe se ata e dinë që në këtë shqiptari çdo gjë është e copëzuar,  përpos nëntokës politike dhe hajdutokratëve që e plaçkitën këtë shqiptari!

Hashim Thaçi si duket e ka kuptuar më së miri se tashmë ka filluar rënia e pushtetit të Ali Ahmetit që për 15 vite qeverisje rrënoi çdo vlerë shqiptare, shembi çdo standard të politikbërjes, qoftë ai politik apo moral. Andaj, ngutazi mundohet që shokëve të vet me dekorata t’ua mbulojë “turpin politik”.

E, shqiptarët e Maqedonisë presin vetëm një ditë kur do të kenë mundësinë t’ia ndajnë mirënjohjen më të madhe vetevetes – 11 dhjetorin, ditën kur do të zgjedhin ose të pajtohen duke jetuar me këtë të keqe, ose një herë e përgjithmonë do të çlirohen nga “çlirimtarët” që i vunë çmim edhe lirisë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme