Nuredin Lushtaku i del kundër Sami Lushtakut, pas përplasjes së PDK’së në Skenderaj

sh-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku ka dal haptas kundër vendimeve të fundit të kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, pasi ky i fundit përjashtoi nga partia disa zyrtarë, duke përfshirë edhe deputetin Bekim Haxhiu.

Nuredin Lushtaku përmes një letre të gjatë ka shpjeguar gjitha problemet e krijuara në këtë degë të rëndishme të partisë.

Madje, ai s’ka kursyer edhe personin (Sami Lushtaku v.j.) që mori vendimin për përjashtim. “Vendimet e marra janë jo valide sepse janë jashtë normave juridike, anti statutare, perqares dhe si tilla janë të pa vlefshme”, ka shkruar ai.

Letra e plotë:

Të nderuar struktura drejtuese, antarë e simpatizantë, votus të PDK-së.

Pas disa situatave dhe të pavërtetave të lanësuara nga një grup i anëtarëve të kryesisë, ndiej obligim që në cilësinë e anëtarit të kryesisë se Degës së PDK-së në Skenderaj të jap disa sqarime për opinionin e gjërë.

Mandati im si deputet ka përfunduar në muajin maj 2017 me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, unë dhe të gjithë anëtaret e kryesis kemi vazhduar ta kryejm detyrën tonë në vazhdimësi në dy proceset zgjedhore (qendrore dhe lokale) dhe pas tyre , sipas vendimit te KD dhe Statuti të PDK-së deri në organizimin e zgjedhjeve të brendëshme.

Sepse mandati im ka burimin e drejtpërdrejt nga vota e popullit, dhe nuk varet nga disponimet ad hoc dhe interpretimet e veglave të grupacioneve të caktuara.

Sikur unë dhe Bekim Haxhiu në mbledhjen të kryesisë së grupit të përjashtimeve, nuk janë ftuar edhe shumë anētarë të tjerë të kryesisë (Blerta Deliu, Fadil Beka, Elheme Hetemi etj), disa janë ftuar një orë para mbledhjes pa rend dite, me qëllim që të mos arrijnë në mbledhje.

Prandaj, vendimet e marra janë jo valide sepse janë jashtë normave juridike, anti statutare, perqares dhe si tilla janë të pa vlefshme.

Ju bëjë me dije se pas zgjedhjeve të 22 tetori Kryesia e Partisë në Skenderaj nuk është mbledhur asnjëher për të diskutuar, për kryesuesin, shefin e grupit parlamentar dhe anëtaret e komiteteve në asamble. Interpretimi se votimi për bartës të i listës zgjedhore është votim për kryesues është absurd, sepse në shumë lista zgjedhore bartësit e listës kan qenë edhe kandidat për kryetar, disa nga ata pastaj kan marrë pozita ekzekutive etj.

Prandaj në mungesë të mbledhjes dhe të kordinimit të kryesis, me fajin e grupit të kryrtarit , nuk ka ekzistuar një qendrim i asambleistëve të PDK-SË.

Bazuar në këtë dhe parimeve të kryesisë qendrore për reformë në parti, për dhënie të hapësirës kudrove te reja dhe femrave, unë si anëtarë i kryesis dhe nënkryetar i komunës së Skenderaj se bashku me 11 asambleistë të PDK-së e kemi mbeshtetur Fatbardha Halitin për kryesuese të asamblesë e cila ka marr mbeshtetje edhe me të gjërë, gjë e cila është për tu vlersuar për frymen bashkpunuese.

Prandaj nuk ka shkelje te kurfar vendimit të kryesis, por ka qendrim parimor në interes te Skenderaj e jo të një grupi servilesh dhe profiterësh, të cilët janë fryrë si mizat.

Pse grupi i kryesis me mentalitet përjashtues ka diferencuar vetëm 7 asamblist nga 11 të PDK-së që kan votuar për Fatbardha Halitin, nuk e kuptoj!

Por nese kan menduar se me këtë metodë diferencuese dhe linquese krijon ndonje favor për veti dhe grupin e tyre , ju tregoj se e kan tërsisht gabim.

Me këtë logjik është udhehequr PDK në Skenderaj që disa vite , prandaj ka pas probleme organizative dhe bashkpunimi mes vete , tregon fakti se prej zgjedhjeve të brendëshme te vitit 2013 Keshilli Drejtues në Skenderaj asnjëherë nuk është mbledh. Duke e ditur disponimin e anëtarëve të KD të PDK-SË në Skenderaj të cilët janë injoruar që 5 vite, në mbledhjen e parë të mundeshme të këtij këshilli do të shkarkohej komplet kryesia e Degës së PDK-SË në Skenderaj.

Vetë organizimi i nëndegëve dhe seksioneve për të ruajtur frymen e unitetit, kundër logjikes përjashtuese, dëshmon se PDK në Skenderaj do të ngritet mbi grupet e caktuara të interesit.

Me respekt.

Nuredin Lushtaku

sd

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme