Pacolli: Çdo zhagitje e numërimit të votave, është atentat kundër demokracisë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me zvarritjen e numërimit të votave për kandidatët, duke thënë se kjo pjesë e numërimit po shkatërron imazhin e mirë të krijuar nga votimi, andaj i bën thirrje KQZ-së që t’i japë fund, siç shprehet ai, kësaj maskarade.

Ai në një status në Facebook shkruan se ky sistem zgjedhor duhet të ndryshohet menjëherë kur institucionet të fillojnë nga puna.

Postimi i plotë:

Mos i shkatërroni zgjedhjet me zhagitjen e numërimit të votave për kandidat….

Sipas traditës më të keqe, edhe pse rezultati për koalicione u bë publik brenda natës pas përfundimit të procesit të votimit, numërimi i votave për kandidatë vazhdon ende dhe nuk dihet kur do mbarojë.

Një numër i madh votash- (gati sa një qytet i mesëm i Kosovës), është shpallur e pavlefshme

E gjitha kjo është e turpshme dhe e padrejtë.

A thua nuk i ka kapacitetet informatike dhe burimet njerëzore Kosova, që t’i numërojë 700 mijë vota?

E gjitha kjo është atentat kundër demokracisë.

Çdo zhagitje e numërimit të e shndërron çdo votë në mall shumë të shtrenjtë.

Kësisoj komisionarët, numëruesit shndërrohen në viktima që mund dhe ndoshta duan të blihen, madje shtrenjtë!

Lufta për çdo votë fut sherre mes miqsh, brenda një partie, brenda një koalicioni dhe krijon trafikim votash dhe kandidatësh!

Kësisoj sistemi informatik bëhet i atakueshëm, i hakerueshëm nga jashtë.

Kësisoj po detyrohen anëtarët e misionit evropian të vëzhgimit të zgjasin qëndrimin e tyre në Kosovë. Miqtë tanë evropianë po harxhojnë më shumë. Ne po humbin fytyrën para tyre.

Unë i bëj thirrje Komisionit Qendror të zgjedhjeve t’i japë fund kësaj maskarade. Kjo pjesë e procesit, po shkatërron imazhin e mirë të krijuar nga votimi, apo numërimi i votave për subjekte.

Më në fund, ky sistem zgjedhor duhet të ndryshohet menjëherë kur institucionet të fillojnë nga puna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme