Në intervistën “Saktë”, Behgjet Pacolli vjen me një rreëfim ekskluziv ku ai për herë të parë tregon lojërat politike që i janë bërë nga akterë të ndryshëm politik. Multimilioneri shqiptar flet për perandorinë e tij në fushën e biznesit, sfidat, rënie – ngritjet. Po ashtu, Pacolli zbulon detaje nga bisedat private me ish presidentin rus Boris Jelcin, flet për ndikimin rus në Ballkan, veçanërisht në Serbi dhe Mal të Zi, për pasurimin e ngutshëm të poltikanëve të Kosovës, reformat në AKR dhe shumë tema të tjera.
Pacolli, po ashtu, ka bërë të ditur se aktualisht janë shuar të gjitha strukturat e AKR – së.
“Janë shuar të gjitha strukturat e AKR’së. Ne e përfundojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme me involvim të 45 mijë njerëzve të rinj në AKR. AKR – ja definitivisht është çliruar prej njerëzve që e kanë mbajtur peng”, ka deklaruar Pacolli, i cili ka bërë të ditur se kjo parti i është nënshtruar reformave rrënjësore.
Intervista Saktë me autor Xhevdet Pozharin është bashkëprodhim i portalit Sakte.net dhe televizionit First Channel dhe transmetohet çdo të premtë, ora 22:15./Sakte.net