Pallaska: Mbrojtja që i bën Qosja – Ramës, e ulët

Pas disa qendrimeve kritike të mediave në Kosovë, të gazetës Express dhe televizionit T7, ndaj kryeministrit të Shqipërisë, ka reaguar Rexhep Qosja, duke mbajtur një qendrim të atillë, sikur cdo sulm ndaj Ramës, qenka sulm ndaj Shqipërisë.

Pallaska ka shkruar se Qosja, kritikën që mediat ia bëjnë Edi Ramës, e ka barasvlerësuar me urrejtje ndaj Shqipërisë.

“Rexhep Qosja dje me një status në Facebook e paska barasvlerësuar kritikën ndaj Kryeministrit të komprometuar të Shqipërisë me urrejtje ndaj Shqipërisë”, ka shkruar Pallaska.

Pallaska ka thënë se shkrimi i Qosjes do të ishte i ulët edhe për një aparatçik që punon tek zyra e Edi Ramës.

“Ky status do të ishte i ulët edhe për një aparatçik nga “zyra e shtypit” e Kryeministrit të Shqipërisë që synon t’i vardiset shefit autokrat duke ia ushqyer egon e sëmurë me idenë se ai vetë është Shqipëria”, ka shkruar avokati në Facebook.

Avokati i njohur, ka shtuar se shpërndarja e shkrimit të Qosjes nga ana e Ramës, nënkupton që Kryeministri i Shqipërisë po kërkon shërbyes të rinj.

“Kjo shpjegon pse ky status ka marrë vëmendjen dhe është shpërndarë nga Kryeministri i Shqipërisë, i cili – tash që publikisht është ekspozuar për pabesitë e tij kundër Kosovës – është në kërkim të shërbyesve të ri për të kompensuar kredencialet e humbura kombëtare”, ka thënë Pallaska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme