Pamjet/ Shembet masivi shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë pak ditë pas inaugurimit, bllokohet një korsi

Një pjesë e masivit shkëmbor ka rrëshqitur ditën e sotme si pasojë e shirave në aksin e ri nacional Qukës-Qafë Plloçë.


Për pasojë është bllokuar njëra prej tre korsive në këtë aks.

Bëhet e ditur se rrëshqitja për shkak të motit të keq që ka përfshirë juglindjes po vijon edhe në këto momente.

Aktualisht nuk ka bllokim të rrugës, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve.

Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë u inaugurua vetëm disa javë më parë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme