Në shembuj te panaireve më të rëndësishëm në Evropë që janë organizuar online edhe në Shqipëri nga e enjtja deri të dielën, do të zhvillohet Panairi i Librit Online.
Në krahasim me vitet e tjera këtë vit në mungesë të panairit fizik ka një mungesë në pjesëmarrje nga libraritë apo institucionet, por një numër i konsiderueshëm shtëpia botuese janë pjesë e panairit online.
“Kemi gati 45 shtëpi botuese që janë të regjistruara. Edhe sot në mëngjes kishte dy tre shtëpi të reja botuese që aplikonin për t’u regjistruar në aplikacionin e Top Channel. Nuk kemi pjesëmarrja fizike nga botuesit e Kosovës”, tha Petrit Ymeri.
“Është çmimi i autorit shqiptar, kemi përkthyesin më të mirë dhe kemin dhe çmimin e letërsisë për fëmijë”, tha Diana Kastrati.
I pyetur për mungesën e panairit fizik si ai tradicional për këtë vit. Kreu i Shoqatës së Botuesve shprehet;
“E konsideroj normale që ne Ministria e Shëndetësisë nuk na dha leje. Kishim përgatitur një modul tjetër të Panairit, ku kishim zvogëluar stendat dhe zgjeruar korridoret. Arsyetimet tona nuk i vlerësuan. E konsiderojmë normale përgjigjen e Ministrise”, tha Ymeri.
Top Channel