Serwer: Proceset në Hagë kanë të bëjnë me përgjegjësitë individuale

Eksperti amerikan për çështje ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka thënë se gjykimi i ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka të bëjë me përgjegjesi individuale dhe jo me përgjegjësi kolektive.

“Ne duhet ta kuptojmë që procesi zhvillohet kundër përgjegjësisë individuale të personave dhe jo përgjegjësisë kolektive. Shqetësimi im është se ai po zhvillohet vetëm në njërin drejtim, sepse Dhomave të Specializuara u mungon juridiksioni të merren me autorët serbë të krimeve dhe Serbia ka dështuar në vënien e tyre në bankën e të akuzuarve. Kjo është për të ardhur keq”, ka thënë Serwer, në një prononcim për DW.

Serwer ka thënë se marrëveshja ekonomike midis Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, do të qëndrojë edhe pas ndryshimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Marrëveshja qëndron, megjithëse nuk do të ketë ndonjë domethënie të madhe edhe nëse ajo zbatohet. Marrëveshja nuk e detyron SHBA-në për asgjë dhe deri tani unë nuk kam dëgjuar asgjë lidhur me zbatimin e saj nga Prishtina dhe nga Beogradi”, ka thënë Serwer.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme