Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Irakut që t’i mbrojnë civilët në Mosul

Papa Françesku ka bërë thirrje sot që të veprohet urgjentisht në mbrojtje të civilëve në Irak, duke thënë se forcat e përfshira në betejën për Mosulin e kanë për obligim që t’i mbrojnë njerëzit e pafajshëm, pas vrasjeve të fundit të civilëve në këtë betejë.

 

Papa bëri një lutje të veçantë për paqe në Irak. Ai e përshëndeti një grup ndëretnik të Irakut në St. Peter’s Square, duke i nxitur ata që ta ndihmojnë Irakun që gjejë mënyrën për pajtim mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare, transmeton Express.

Françesku ka thënë se është veçanërisht i shqetësuar për irakianët e ngujuar nga luftimet e fundit për ta rimarrë Mosulin nga militantët e ISIS-it.

“Shpreh trishtimin tim të thellë për viktimat e konfliktit të përgjakshëm. E ripërtëri lutjen time që të gjithë që përkushtohen për të bërë prekjeje për t’i mbrojtur civilët,” ka thënë ai.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili po kryen sulme ajrore në Mosul, që të minimizojë numrin e civilëve të vrarë, duke thënë se të paktën 300 persona u vranë që nga mesi i muajit shkurt, përfshirë 140 nga një sulm i vetëm ajror më 17 mars në një shtëpi./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme