“Pas vendimit të Kushtetueses, Lista Serbe të kthehet në institucione”

E hënë, 31 Tetor 2016 – Sakte.net

Vendimin i bërë publikë sot nga Gjykata Kushtetuese, për Ligjin për “Trepçën”, është përshëndetur nga zëvendës-kryeministri i ri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se vendimi i sotëm po i hap rrugë implementimit të ligjit për Trepçën.

Kelmendi duke i uruar minatorëve, qytetarëve dhe gjithë Kosovës për këtë vendim të Kushtetueses, i ka numëruar edhe katër arsyet që vërtetojnë vendimin e drejtë:

1. Propozimi ligjor dhe i rregullt i ligjit të Qeverisë Mustafa.

2. Debatimi dhe vendimi ligjor i Parlamentit të Kosovës.

3. Hapja e rrugës për fuqizimin ekonomik të gjigantit ekonomik të Kosovës.

4. Heqja e barrierës për kthimin e listës Srpska në Institucione.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme