Erërat e forta në pjesën qendrore të rajonit New South Wales në Australi kanë krijuar stuhi pluhuri që në disa qytete e ktheu ditën në natë.
Byroja e Meteorologjisë e lëshoi një varg paralajmërimesh të dielën në mbrëmje për këtë rajon. Stuhitë e pluhurit erdhën pas erërave të fuqishme dhe reshjeve të mëdha të shiut në disa pjesë të vendit.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale nga disa dëshmitarë shihen masat e mëdha të pluhurit duke u përhapur në qytezën Dubbo dhe disa vende të tjera. Pluhuri ishte aq i dendur, saqë e bllokoi edhe depërtimin e rrezeve të diellit.