Pasardhësit e Aleksandrit të Madh fitojnë një betejë ligjore identiteti

Një gjykatë pakistaneze urdhëroi sot autoritetet që të numërojnë veçmas gjatë censusit që po zhvillohet në të gjithë vendin anëtarët e një komuniteti të konsideruar si pasardhës të luftëtarit dhe pushtuesit të njohur grek, Aleksandri i Madh.

Kelasha, një komunitet me 4 000 banorë që jeton në rajonet malore pranë kufirit afgan, ruan doke fetare dhe kulturore të ndara nga myslimanët lokalë.

Pakistani, që renditet i gjashti në botë për nga numri i popullsisë, po zhvillon sërish pas 20 vitesh një census, pasi dhuna në vend e shtyu këtë proces që duhej të ndodhte që në vitin 2008.

”Grumbullimi i të dhënave nënkupton individët dhe familjet që i përkasin besimit kryesor, atij islam, si edhe dy besimeve të tjera hinduizmit dhe kristianizmit duke lënë jashtë besime minore si Kelasha”, thotë aktivisti Luke Rehmat, pasardhës i Aleksandrit të Madh. Rehmat dhe aktivistë të tjerë depozituan një peticion në gjykatë që komuniteti i tyre të numërohej veçmas.

“Gjykata vendosi në favorin tonë”, njoftoi Rehmati.

Kelashat janë pasardhës të ushtarëve të Aleksandrit të Madh, të cilët mbetën në ato vise, ndërkohë që ky i fundit marshoi drejt subkontinentit indian për të famshmen Beteja e Hidaspesit kundër mbretit Porus, i cili përdori edhe elefantët, por në fund pësoi një humbje katastrofike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme