PDK në Ferizaj akuzon Sfarçën se punësoi jashtëligjshëm militantë të LDK-së

Partia Demokratike dega në Ferizaj ka drejtuar një varg akuzash e ndaj kryetarit të këtij qyteti, Muharrem Sfarça.

Selim Marevci nga ky subjekt opozitar ka potencuar konkursin për zjarrfikës. Marevci ka thënë se kryetari ka pranuar tre persona të afërt me të dhe strukturat e LDK-së pa e respektuar ligjin për shërbyes civil dhe kriteret e pranimit, raporton KTV.

Gjithashtu sipas Marevcit, konkursi është hapur për dy punëtorë, ndërsa janë pranuar tre. Ai i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që ta hetojë këtë rast.