Zëvendës-presidenti i SHBA Mike Pence ka thënë se “epoka e durimit strategjik” e vendit të tij me Korenë e Veriut ka përfunduar.
Pence i bëri këto komente në zonën e demilitarizuar (DMZ), zona që ndan dy Koretë, gjatë një vizite në Korenë e Jugut për riafirmim marrëdhëniesh.
Vizita e tij vjen në mes të tensioneve të përshkallëzuara në gadishull, me retorikën e nxehtë nga Koreja e Veriut dhe SHBA-të.
Ai mbërriti në Seul të dielën në mbrëmje, pas nisjes së dështuar të raketave nga Koreja e Veriut..
Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë nisur një stërvitje të përbashkët të forcave ajrore ushtarake për të siguruar gatishmërinë kundër Koresë së Veriut, sipas mediave të Koresë së Jugut