Veseli vendos për zgjedhje të parakohshme

Kosova do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Pasi që, sipas analistëve, LDK-ja nuk dëshiron që ta ndërpresë mandatin qeverisës deri në vitin e ardhshëm.

Dritën jeshile për zgjedhje së fundi e dha edhe vetë kryeministri Mustafa, duke u shprehur i bindur se vendi do t’u nënshtrohet zgjedhjeve nëse nuk kalon Demarkacioni. Por përkundër kësaj deklarate, në Qeverinë e vendin insistojnë se koalicioni PDK-LDK-LS do t’i shkojë deri në fund mandatit edhe nëse nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkimin e Kufijve me Malin e Zi. Në anën tjetër, në PDK thonë se nëse ka zgjedhje ato do të mbahen pas atyre lokale.

Kurse ajo që vazhdon të insistojë për zgjedhje të parakohshme është opozita, e cila beson se mocioni i mosbesimit do ta rrëzojë Qeverinë Mustafa. Ndryshe, analistët vlerësojnë se vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve vetëm me lejen e Veselit. Sipas tyre, ajo që nuk ka interes të shkojë në zgjedhje është LDK-ja, kurse siç thonë ata, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve vështirë se do të ketë proces zgjedhor të parakohshëm.

Njohësi i çështjeve politike, Dimal Basha, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë në dorë të kryekuvendarit Veseli. “Duke marrë parasysh se LDK-ja nuk ka interes të shkojë në zgjedhje tani, unë besoj se Veseli do të mbetet aktori kryesor që do të vendosë nëse Kosova do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Basha./zeri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme