Kandidati presidencial Stevo Pendarovski, në tubimin e djeshëm në Kumanovë tha se kundërshtarja e tij Gordana Siljanovska Davkova, siç duhet është qortuar nga partia që e kandidoi. Ai vuri në dukje se në një intervistë televizive, Davkova, kishte shkuar kundër narrativës që VMRO-DPMNE kishte promovuar për dy vjet. Sipas tij, Siljanovska Davkova konfirmoi faktin se çështjet historike nuk janë parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Me atë deklaratë, kundërkandidatja rrëzoi strategjinë e tyre të përgjithshme politike të ndërtuar dy vjet më parë. Pra, dy, dy vjet e gjysmë 24/7 na thoshin se duhet ta pranojmë plotësisht historinë bullgare në mënyrë që të hyjmë në Evropë. Zonja e thotë qartë dhe saktë se historia nuk është parakusht për t’u bërë anëtare e BE-së. Besoj se e kanë kritikuar pas asaj deklarate në partinë që i jep mbështetje, por ajo është zgjedhja e tyre”, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president. /Alsat.mk