Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit dhe ish-zëvendëspresident i Institutit Amerikan për Paqe (USIP), ka komentuar mbi nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shndërrimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në ushtri të Kosovës.
“Presidenti thotë se Kosova është e gatshme për të intensifikuar angazhimet e saj për sigurinë në Ballkan – serbët nuk pajtohen – NATO në siklet”, ka shkruar Serwer në rrjetin social Twitter, duke iu referuar kolumnës së sotme të presidentit Thaçi, të botuar në edicionin për Evropën të mediumit të njohur amerikan, “Politico.eu”.