‘Perëndia e rrugëve’/ Banda shqiptare që bën kërdinë me shitjen e ‘miellit’, po ‘çmend’ mediat britanike

Grupi muzikor Hellbaniaz ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike lidhur me jetën e tyre të shthurur.

“Sunday Express” i ka kushtuar një artikull të plotë grupit shqiptar, ndërsa  i ka cilësuar ata si protagonistë aktivë në fushën e trafikimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.

Sipas kësaj media, ky grup shpërndan barna me cilësi të lartë, ndërsa kanë krijuar një profil të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në artikull shkruhet: “Banda Hellbanianz janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore. Besohet se bandat si Hellbanianz kanë tregtarë rivalë për shkak të furnizimit të drejtpërdrejtë të barnave me cilësi të lartë.  Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës”.

Ata e vejnë gjithashtu theksin tek mesazhet që shfaqen në këngët e tyre, lidhur me dhunën, paratë orët apo makinat e shtrenjta.

Ky shkrim i gjatë tregon se nga ky aktivitet ka pasur përleshje mes grupeve dhe bandave të drogës, ndërsa nuk kanë munguar edhe arrestimi dhe goditja e grupeve të forta.

Bashkë me sjelljet e tjera, bandat shqiptare siç shkruan media britanike tregojnë edhe makinat e shtrenjta, të cilat i kanë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar mafies shqiptare “Hellbanianz”, e cila meret me shitjen e kokainës së pastër.

Në artikull thuhet se trafikantët shqiptarë bëjnë jetë luksoze, si në burg, por edhe jashtë tij. Ata e kanë bazën e tyre në Barking, në lindje të Londrës, si dhe postojnë në rrjetet sociale, foto të armëve, parave dhe makinave të shtrenjta.

Sipas artikullit, “Hellbanianz” është një mafie e cila ka lidhje me bandat në Shqipëri, ndërsa sasinë e kokainës, e siguron drejtpërdrejt nga Amerika Latine.

Më tej thuhet se kjo bandë por edhe grupet e tjera shqiptare, kanë fituar terren, për shkak të kokainës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhunës për të fituar tregun e klientëve.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Krimit, ka dalë në konkluzionin se aftësia e trafikantëve shqiptarë për të futur sasi të mëdha kokainë në Britani, ka krijuar ato që quhen “linjat e qarkut”.

Këto të fundit janë zona për shpërndarjen e drogës, që kontrollohen nga një person, kryesisht në një vend urban.

Një zëdhënës i kriminalistikës në Britani, është shprehur se bandat shqiptare po zgjerohen dita-ditës dhe rëndësia e tyre po rritet.

46024636_379413932602115_5221961915835613184_n

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme