Mbetjet e 14 personave të djegur janë gjetur në dhe rreth një qyteti në Kaliforninë Veriore, të mbytur nga flakët e një zjarri masiv, duke çuar numrin e viktimave të paktën në 23, raporton Reuters.
Trupat ishin gjetur në Paradise, një mal rreth 145 kilomtra në veri të Sacramentos, që është shkatërruar nga zjarri, ka konfirmuar zëdhënësi i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri, Scott Maclean, transmeton Koha.net.
Maclean thotë se s’ka detaje të tjera rreth rrethanave të vdekjeve, ndërsa thotë se trupat e djegura të viktimave e bëjnë më të vështirë identifikimin. Gjithashtu raportohet se ka edhe persona të zhdukur dhe numri i viktimave mund të jetë edhe më i lart.
Ky është zjarri që ka shkaktuar viktima më së shumti që nga viti 1991 sipas Ëashington Postit.



