Përgjimet e SPAK/ Kraja: Kemi pajisje moderne dhe shumë kërkesa për monitorim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Kraja është duke paraqitur raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.

Kraja në këtë raportim bëri me dije se është konsoliduar këtë vit qendra e përgjimeve, e cila ka dy administratore dhe se është ngritur laboratori i ekspertimeve me tre ekspertë.

Ai shtoi se Aksesi ne te dhënat elektronike është punuar dhe është ngritur infrastrukture moderne me sisteme që i ka çdo hetues dhe çdo prokuror.

“Është konsoliduar këtë vit qendra e përgjimeve e cila ka dy administratore. Kemi ngritur laboratorin e ekspertimeve me tre ekspertë dhe kemi marre aparaturat me te mira. Aksesi ne te dhënat elektronike është punuar dhe është ngritur infrastrukturë moderne. Kemi me shumë se 10 sisteme qe i ka çdo hetues dhe çdo prokuror. Një aktivitet të mbingarkuar ka zyra te regjistri. Ka një numër të lartë kërkesash për shtetas të ndryshëm që janë apo jo në hetim” tha Kraja./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme