Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.
Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Ndërkohë që në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.
Për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave tësistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.
Instituti i Gjeoshkecave bën me dije se nesër e enjte priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.
Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të shoqërohen me shtëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Vlorë.
Në Verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Nesër (e enjte, dt. 21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 20) dhe nesër (e enjte, dt. 21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë