Përplasje në LSDM, Shilegov dhe Despotovski kërkojnë dorëheqjen e Filipçes

Gazetar: Suad Bajrami

Mosmarrëveshje në LSDM para kongresit partiak të paralajmëruar për të shtunën. Funksionarët Petre Shilegov dhe Jovan Despotovski kërkojnë dorëheqjen e Venko Filipçes nga pozita e kryetarit për shkak të rezultateve të dobëta të partisë. Shilegov madje paralajmëroi një grup i funksionarëve të lartë partiakë, mes tyre dhe deputetë do të dalin me kërkesa konkrete për reforma në parti.

“Në një të ardhme shumë të afërt, ndjehet ajo se do të vijë deri te kërkesa të caktuara jo vetëm nga ana ime, por nga një grup serioz i anëtarësisë, deputetëve aktualë. Brenda grupit parlamentar, përveç dy-tre të dëgjuarve, të tjerët nuk e dinë se çfarë bëjnë dhe me ato njerëz është diskutuar”, deklaroi Petre Shilegov, funksionar i LSDM-së.

Ndaj kësaj kanë reaguar nga LSDM, të cilët Shilegovin, por edhe Despotovskin i quajtën vegla në duart të VMRO-DPMNE-së, të cilët duan ta shkatërrojnë partinë. Madje, për Shilegovin thonë se duke pasur parasysh veset dhe dobësitë e tij private dhe borxhet, tradhtia nuk i habit. Ndërkohë Filipçe në një konferencë për shtyp, kërkesës për dorëheqje iu përgjigjet negativisht.

“Bëhet fjalë për njerëz të cilët janë, ose të shantazhuar ose të blerë. Patjetër ta dini se ky moment kur zgjatë dhe gjithnjë e më shumë do të përforcohet kjo luftë opozitare për të mirën e qytetarëve që të mos jemi në izolim, ashtu siç na vendosin VMRO dhe ZNAM, atëherë ata që punojnë për ata nuk janë asgjë tjetër përveç kolaboracionistë”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë Shilegov për akuzat mbrëmë tha që, derisa ai ka publikuar “bomba” kundër VMRO-së, Filipçe është fotografuar me Gruevskin e Todorovin, ndërsa Despotovski i bëri thirrje Filipçes t’i kërkojë falje pasi e ka quajtur tradhtar ose në të kundërtën do ta padisë.

“Askush nuk ka të drejtë me lojëra të pista të shkatërrojë diçka që është krijuar me sakrificë, besim dhe ideale”, shkruan Despotovski.

Ndërkohë për mosmarrëveshjet në LSDM, sot reaguan nga VMRO-DPMNE-ja me disa pyetje retorike për Venko Filipçen. Ata pyesin kreun e LSDM-së se përse mendon që VMRO-ja dëshiron ta shkatërrojë LSDM-në nëpërmjet Petre Shilegovit, derisa në krye me Filipçen në zgjedhjet lokale u bë parti e tretë në nivel shteti, ndërsa e pesta në Shkup. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme