Pesë Rekomandimet e Kuvendit për Raportin e Auditorit

Përgatitja e një raporti kthyes nga Qeveria lidhur me rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, plani për implementimin e rekomandimeve, raportimi çdo tre muaj para Komisionit e kontrolle më efektive në prokurim, janë disa prej rekomandimeve të dhëna nga Kuvendi i Kosovës.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në faqen e vet zyrtare ka publikuar dokumentin me 5 rekomandime të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Raportin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015.

Në rekomandimin e parë thuhet se Qeveria duhet të përgatisë raport kthyes lidhur me rekomandimet e dhëna për Raportin e Auditimit të 2014-ës, duke detajuar progresin dhe identifikuar pengesat.

“Qeveria e Republikës së Kosovës të përgatisë raport kthyes në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Auditori i Përgjithshëm. Komisioni për mbikëqyrje të financave publike dhe seanca plenare, për Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2014. Duke detajuar progresin e arritur dhe duke identifikuar barrierat që kanë penguar implementimin e plotë të rekomandimeve”, thuhet në rekomandim.

Rekomandimi tjetër i Kuvendit është që Qeveria të përgatisë planin për implementimin e rekomandimeve dhe të raportojë çdo tre muaj para Komisionit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës të përgadisë një plan të veprimit për implementimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga Raporti Vjetor i Auditimit 2015, si dhe të raportojë për progresin e arritur në zbatim të këtij plani, në baza tremujore, në Komision për Mbikëqyrje të Financave Publike”, thuhet aty.

Gjithashtu, Kuvendi i rekomandon Qeverisë të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të implementojnë dhe raportojnë implementimin e rekomandimeve në Ministrinë e Financave çdo tre muaj.

“ Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore që të implementojnë dhe të raportojnë mbi procesin sistematik të implementimit të rekomandimeve të auditorit të jashtëm, me raporte tremujore të progresit të dërguara në Ministri të Financave dhe në KMFP”, thuhet në këtë rekkomandim.

Në rekomandimin e radhës, Kuvendit i kërkohet të ushtrojë ndikim te Qeveria që rekomandimet po adresohen plotësisht dhe duke vendosur kontrolle efektive te procedurat e prokurimit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës të ushtrojë ndikim te Qeveria për të siguruar që rekomandimet e KMFP-së dhe AP për vitin aktual dhe ato paraprake po adresohen plotësisht duke vendosur kontrolle efektive gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit dhe duke siguruar vlerën për para.

Rekomandimi i pestë i Kuvendi thotë se ky institucion duhet të kërkojë strategji nga Qeveri për qasje të koordinuar për të rritur perfomancë e komunave.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës të kërkojë nga Qeveria të ketë një strategji, e cila e demonstron një qasje të koordinuar për maksimizimin e perfomancës së komunave”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme