Mersel Bilalli: Udhëheqësit e këqij vijnë në pushtet falë qytetarëve të mirë që nuk dalin në votime

Sot përfundon fushata parazgjedhore në Maqedoni. Lidhur me shfrytëzimin e drejtës së votës, analisti Mersel Bilalli ka deklaruar për portalin Sakte.net se mbi të gjitha votuesi duhet ta shfrytëzojë votën në radhë të parë për hir të vetvetes.

“Ekziston një thënie se – “Udhëheqësit e këqij vijnë në pushtet falë qytetarëve të mirë që nuk dalin në votime”. Secili nga ne që jemi në dije për këtë maksimë duhet të punojmë individualisht dhe në mënyrë të organizuar që të bindim sa më shumë qytetarë indiferent se jeta e tij nuk përmirësohet me indiferencë, përkundrazi ajo akoma më shumë u keqësohet. Çdo njeri duhet ta kuptoj se edhe ai është njëfarë faktori për atë se çfarë qeverisje do të kemi, se çfarë jete do të kemi dhe në ç’drejtim ecim. Qytetari duhet të vetëdijesohet se në rend të parë ai votën e tij e jep për vete e jo për ata që janë në listë. ne tani kemi nevojë për ndryshimet të mëdha që të shpëtojmë nga rrjeta e krimit të organizuar, e stagnimit, e shkeljes së dinjitetit njerëzor, e devalvimit moral e material”, ka thënë Mersel Bilalli lidhur me rëndësinë e votimit me 11 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme