Bordi nacional për kontroll të kancerit mbajti tryezën shkencore për të shënuar Ditën Botërore kundër Kancerit.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se në këtë sferë jemi duke u angazhuar maksimalisht.
Ai tha se problematika e sëmundjeve malinje po e sfidon gjithë boten, jo vetëm Kosovën.
Mybera Mustafa, këshilltare e kryeministrit për shëndetësi, tha se, transmeton kp, është për t’u çmuar puna e Bordit Nacional për luftën kundër kancerit.
Ajo tha se zyra e kryeministrit do të përkrahë nismat e tilla të cilat janë për vetëdijesimin e qytetarëve.
Faik Hoti zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se duhani vret rreth 6 milionë njerëz në nivel global çdo vit. Po ashtu, ai tha se pirja e duhanit llogaritet se është shkaktari i më shumë se 85 për qind të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive.