Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pranë shkollës Kristaq Capo në Berat.
Siç edhe duket edhe nga fotot e aksidentit, dy mjetet, njëri tip “Benz” dhe tjetri tip “Audi” janë përplasur me njëri-tjetrin në rrugë. Dy mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.
Sipas News24, ata janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit dhe janë jashtë rreziku për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit. Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia. Sipas burimeve në vendngjarje,dy të rinjtë ishin duke qarkulluar me shpejtësi dhe kanë humbur kontrollin e mjeteve./GSH



