Shqiptari ia theri nënën me thikë, shpërthen djali i viktimës: E kemi fajin që nuk e mbrojtëm!

Tronditëse janë detajet për vrasjen e 41-vjeçares nga dora e bashkëshortit të saj në Tsilivi të Zakynthos, i cili e goditi me thikë kuzhine gruan fatkeqe, e cila humbi jetën në spitalin e ishullit.

 

Shqiptari e “masakroi” me thikë gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e tij për policinë: Më tradhtoi

Tregues i tërbimit me të cilin goditi gruan e tij,  u duk tek tehu i thikës, që ishte përkulur nga forca e “goditjeve” ndaj viktimës. Arma vdekjeprurëse është gjetur nga autoritetet policore pranë viktimës – sipas informacioneve të MEGA – ndërkohë që autori 51-vjeçar shqiptar ishte larguar nga shtëpia.

Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares ka treguar se nëna e tij kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit kishte shumë vite.

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ai punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bënte gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllezërit e mi, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit.

Vrasësi menjëherë pas aktit të tij është larguar nga vendi i krimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Policia nisi menjëherë kërkimet  për kapjen e autorit, i cili u gjet përfundimisht në zonën e Marathisë, në Keri.

Autori, i cili do të sillet në prokurori mëngjesin e së martës, mësohet se u ka thënë policëve që e kanë arrestuar se “e kam vrarë se më ka tradhtuar”.

Në 18 qershor “kasapi i Zakynthos” ishte arrestuar  për dhunë në familje pasi kishte rrahur gruan e tij, u dërgua në prokurori dhe u la i lirë me kushtin kufizues për të qëndruar larg bashkëshortes jo më afër se 100 metra. Por gruas i erdhi keq, dhe e pranoi sërish në shtëpi dhe më në fund e pagoi me jetë këtë veprim të saj. Mbrëmjen e së dielës kish nisur sërish tortura për 40-vjeçaren fatkeqe, nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur.

I shoqi rreth orës 20:00 kish nisur  ta rrihte  pa mëshirë, duke shfryrë mbi të tërbimin e sëmurë. Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte larguar nga shtëpia, arriti të shkonte në Polici për herë të dytë dhe të ngrinte padi kundër torturuesit të saj.

Autoritetet u vunë në kërkim të tij dhe në orën 22:30 kur viktima kthehet në katin përdhesë të dupleksit në zonën e Tsilivit, e gjen përballë. Sipas një dëshmitari okular, një fqinji, shqiptari e ka kapur nga flokët dhe e ka tërhequr zvarrë në ballkon duke thirrur: “Do të të vras”.

Ai e rrahu egërsisht dhe kur gruaja luftonte për t’i shpëtuar nga duart e tij, 49-vjeçari mori  thikën e kuzhinës, dhe nisi ta godasë me furi në qafë dhe gjoks duke i marrë jetën. Pas aktit të tij ai zhduket dhe pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm u arrestua./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme