Rama: S’më shqetëson hiç boja se me bojërat jam rritur dhe mësuar

Edi Rama ka reaguar sërish për bojën e hedhur në fytyrën e tij nga deputeti i PD Edi Paloka.

Rama shkruan në Twitter se nuk e shqetëson boja e hedhur ndaj tij se me bojë është rritur e mësuar, por e shqetëson shpirti katran i përfaqësuesve të një populli që nuk i meriton sipas tij këta zorzopë.

Statusi në Twitter: Flm për mesazhet e solidaritetit, po s’më shqetëson hiç boja se me bojrat jam rritur e mësuar. Më shqetëson mendja e shpirti katran i palopërfaqësuesve të një populli që s’i meriton këta zorzopë. Prandaj jo që s’i hap rrugë budallallëkut, po veç më rritet pasioni e vendosmëria./lapsi.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme