“Pokemon Go” rrezik për sigurinë amerikane, Pentagoni e shpall të paligjshme

Loja virtuale që po çmend botën, Pokémon Go, është konsideruar e jashtëligjshme nga Pentagoni. Departamenti i Mbrojtjes në SHBA, iu ka kërkuar punonjësve të tij që të shmangin shkarkimin e aplikacionit në smartphonët e tyre arsye sigurie.

Loja Pokémon Go, është ndaluar edhe në bazat ushtarake, pasi paraqet rrezik në zbulimin e vendodhjeve të rëndësishme. Kjo masë vjen pasi shqetësimeve se mund të zbulohen informacione për spiunazh.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Jeff Davis, shpjegoi se vetë ai nuk e luante lojën, por kishte mësuar se një prej pokemonëve ndodhej në oborrin e institucionit të mbrojtjes.

Për këtë arsye ai iu kërkoi punonjësve që të mos e shkarkojnë aplikacionin që i lejon përdoruesit që të lëvizin me ndihmën e një harte duke përdorur GPS-in e celularit të tyre (vendodhjen), dhe kështu të kryejnë nivelet e lojës dhe të kapin ndonjë ‘Pokemon’.

Edhe numri dy i zyrës së shtypit të mbrojtjes së SHBA, Gordon Troëbridge, shpjegoi se ka disa arsye përse aplikacioni nuk është i përshtatshëm, mes tyre jo vetëm çështja e sigurisë, por edhe sepse tatimpaguesit do të preferonin që telefonat e Qeverisë të përdoreshin për punë dhe jo për lojëra.

Lojtarët e Pokemonit mund të regjistrohen duke përdorur një llogari të Google duke përdorur vendndodhjen e celularit dhe hartat e vërteta për të gjetur lojtarët, ndërsa lëvizin përreth në lojë.

Nëpërmjet kamerës së celularit ofrohet një pamje live e botës, por me “Pokemonin” në të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme