Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuar pasi të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri.
Njësiti policor në Tërnavë të Podujevës ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja, dyshohet të armës AK-47.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.