E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Policia e Kosovës bën të ditur se njësiti policor me asistencë të Doganës së Kosovës dhe inspektorët komunalë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, kanë bastisur në 12 lokacione të ndryshme në Prizren dhe Gjakovë.
Sipas Policisë në këto lokacione dyshohej se ishin duke u zhvilluar aktivitete të paligjshme me lojëra të fatit.
Mësohet se gjatë operacionit janë konfiskuar 62 aparate të lojërave të fatit dhe 7 shtëpiza kompjuteri, me ç’rast janë mbyllur 11 lokale.