Policia bllokon rrugën “Rexhep Luci”në kryeqytet, largon qytetarët nga kafiteritë (Foto)

Në orët e hershme të mëngjesit pjesëtarë të shumtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Telegrafi sipas burimeve ka mësuar se arsyeja e qëndrimit të pjesëtarëve të njësisë speciale të PK-së, është për shkak se pritet të bëhen hetime shtesë rreth vrasjes që kishte ndodhur tri vite më parë në lokalin e njohur “Bon Vivant”.

Dëshmitarët kanë treguar se policia përveç që ka larguar veturat e parkuara në rrugën afër Kinemasë ABC, ata kanë larguar edhe qytetarë të cilët ishin duke pirë kafe edhe në lokalet tjera përreth.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, pronarët e lokalëve në këtë rrugë janë urdhëruar që t’i mbyllin lokalet nga ora 9 deri në orën 12.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zëdhënësit e Policisë për rajonin e Prishtinës, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme