Është zhvilluar ditën e sotme analiza vjetore e Policisë së Tiranës.
Të pranishëm, ishin drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe drejtori i përgjithshëm, Haki Çako.
Gjatë fjalës së tij, Hodaj ka theksuar se vitin e vitin e kaluar janë shënuar 191 vepra penale më shumë se 2015. Statistikat flasin për 640 vepra penale, me 293 të ndaluar apo arrestuar.
Po ashtu, kreu i bluve të Tiranës, megjithëse ka pranuar se janë shmangur ngjarjet e rënda brenda familjes, por thekson se duhen vendosur objektiva konkrete për të luftuar këtë plagë të shoqërisë.
“Statistikat flasin se janë evidentuar 640 vepra penale, me 293 të arrestuar/ndaluar, ose 191 më shumë se viti i kaluar.?Në shumë raste janë shmangur ngjarje të rënda brënda familjes te cilat janë bërë present edhe në media.?Duhet të vendosim objektiva konkrete për të luftuar këtë plagë të shoqërisë, duke përfshirë disa struktura bazike të policise si struktura e policimit në komunitet, seksionet e dhunës ne familje apo psikologu. Polici ne komunitet apo sic quhet ndryshe SPZ-ja, ka qënë hallka kryesore ne evidentimin dhe trajtimin e rasteve, por megjithatë duke parë shifrat puna është akoma e pamjaftueshme, dhe kërkon një ridimesionim të këtij shërbimi”, është shprehur Hodaj.
E kundërta ndodh përsa i përket kapjes së lëndëve naroktike, ku bëhet e ditur se gjatë vitit 2016 janë sekuestruar rreth 6 kg heroinë, 3 kg më shumë se 2015, rreth 3 kg kokainë dhe rreth 558 kg kanabis, afërsisht 375 kg më shumë se 2015.
Ai tha se vitin e kaluar janë ndëshkuar 175 punonjës policie, ndërsa nënvizoi si risi flotën e motorëve “Shigjeta” që për Hodajn kanë qenë të nevojshme për kryeqytetin.
Ajo që bie në sy numrin më të lartë të telefonatave në sallën operative e zënë parkimi i gabuar ose aksidentet me 17121 raportime, ndërsa në vend të dytë renditen telefonatat e pavlefshme, me 8538 raportime. Ankesa janë 8232 raportime, korrupsion 586 raportime, armëmbajtje dhe dhunë 467 raportime dhe vjedhje 438 raportime.