Një rast tragjik i ka ndodhur familjes Koraqi nga Hani i Elezit, djali i tyre ka pësuar aksident fatal në vendin e punës,.
Policia e Kosovës ka deklaruar se 29 vjeçari ka vdekur pas një vetaksidenti të rëndë në Seqishtë të Hanit të Elezit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje se si ka ndodhur aksidenti, derisa ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i automjetit transportues me targa vendore S.K. ( m/sh/k 29 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi timonin duke dalur nga rruga, ku me këtë rast pëson lëndime të rënda.
Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë”, thuhet në komunikatë.